Lajmet e fundit
Flora Brovina priti një delegacion të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar
, 05.08.2004
Projektligji për të drejtat e pjesëtarëve të luftës çlirimtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, të familjeve të dëshmorëve dhe viktimave të luftës, i cili gjendet në procedurë në Parlamentin e Kosovës, vështruar nga aspekti i mbrojtjes së të zhdukurve, si dhe shpejtimi i procesit të ndriçimit të fatit të të zhdukurve ishin tema kryesore shqyrtimi në takimin që pati sot kyetarja e Komisionit për persona të rrëmbyer dhe të zhdukur gjatë luftës të Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, me një delegacion të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, në përbërje të të cilit ishin Robert M. Young, këshilltar regjional për Evropën Qendrore dhe Juglindore, me seli në Budapest dhe Udo Wagner, ndihmëskoordinator.
Me këtë rast u tha se nuk mund të jemi të kënaqur me mbrojtjen e familjeve të të zhdukurve, sidomos nëse mbështetemi në Konventën e Kryqit të Kuq dhe të Rezolutës që kanë të bëjnë me të drejtën e familjarëve për të ditur shkakun e e vdekjes së personit të familjes. Në titullin e projektligjit nuk përmenden personat e zhdukur, statusi juridik i personit të zhdukur si dhe mekanizmat që mbrojnë familjet e të zhdukurve.
Duke folur për ndërlikueshmërinë shqetësuese të procesit të të zhdukurve në Kosovë, Flora Brovina me këtë rast theksoi se në këtë proces po lihen anash vendësit. Kështu, Marrëveshja që u bë ndërmjet UNMIK-ut dhe Komitetit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur la anash institucionet vendëse, madje është bërë edhe Protokolli ndërmjet UNMIK-ut dhe Zyrës së Çoviqit, por kopja e kësaj marrëveshjeje ende nuk na është dorëzuar zyrtarisht, theksoi Brovina. Në këtë mënyrë po shkilen të drejtat e një populli. Kosova ende nuk ka zyrë për të zhdukurit, por vetëm komision ndërministror dhe kjo e vështirëson edhe më çështjen e ndriçimit të fatit të zhdukurve.
Dokumentacioni i UNMIK-ut që lëshohet me rastin e dorëzimit të kufomave është i mangët edhe nga pikëpamja juridike, sepse në të nuk po jepen rrethanat në të cilat është zhdukur personi, mjeti me të cilin është mbytur ai, si dhe kryesi i krimit.
Gjatë shqyrtimit të kësaj problematike mjaft të rëndë u fol edhe për ndihmën që mund të japë ky insitucion ndërkombëtar. Në këtë vështrim Flora Brovina kërkoi që Kryqi i Kuq Ndërkombëtar të organizojë një vizitë të Komisionit Parlamentar për persona të rrëmbyer dhe të zhdukur të Kosovës në varrezat masive në Serbi.