Lajmet e fundit
Dacipret në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, gjeneralin Kammerhof
, 30.08.2004
Kryeparlamentari Daci, në takimin lamtumirës me komandantin e KFOR-it, ka vlerësuar kontributin e gjeneralit Kammerhof, në krye të trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë, kurse KFOR-in e ka qujatur institucionin më të besueshëm nga qytetarët dhe faktorin vendimtar për sigurinë në vend. Daci është shprehur i bindur se edhe pas përfundimit të mandatit të tij në vendin tonë, gjenerali Kammerhof do të mbetet mik i çmuar i Kosovës dhe i qytetarëve të saj. Nga ana e tij, gjenerlali Kammerhof, ka lavdëruar bashkëpunimin e sukseshëm që ka pasur me Kuvendin e Kosovës dhe kreun e tij udhëheqës. Ai është shprehur i bindur se misioni i KFOR-it do të vazhdojë të jetë i besueshëm dhe i mirëpritur në Kosovë.
Kammerhof është shprehur se suksesi i Kosovës do të varet shumë nga bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të vendit dhe mekanizmave ndërkombëtarë në Kosovë.
Kammerhof është shprehur se suksesi i Kosovës do të varet shumë nga bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të vendit dhe mekanizmave ndërkombëtarë në Kosovë.