Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Daci priti shefin e Zyrës Amerikane, Philip Goldberg
, 30.08.2004
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, në takimin e parë të tij me shefin e ri të Zyrës amerikane në Prishtinë, Philip Goldberg, ka shprehur përcaktimin e fuqishëm të legjislativit të vendit për proceset pozotive në Kosovë. Ai e ka vlerësuar Zyrën amerikane si përfaqësinë më të rëndësishme diplomatike të ndonjë vendi të huaj në Kosovë. Në këtë vështrim ai ka vlerësuar mbështetjen e kësaj zyreje dhe të Qeverisë amerikane për Kosovën dhe është zotuar se bashkërisht do të realizohet gjithë ajo që e stabilizon Kosovën dhe rajonin. Bashkbiseduesit janë angazhuar për krijimin e kushteve për një jetë të qetë e të sigurt të qytetarëve, sidomos për një siguri më të madhe për minoritetet.
Në bisedë është folur edhe për domosdoshmërinë e marrjes së përgjegjësive më të mëdha të institucioneve të Kosovës dhe për një partneritet të njëmendt me mekanizmat ndërkombëtarë në Kosovë. Vetëm në këtë mënyrë, ka theksuar Daci, përcaktimet strategjike të Kosovës dhe të Zyrës amerikane i kthejmë në realitet.