Lajmet e fundit

Në Ditën ndërkombëtatre të të zhdukurve

, 30.08.2004




Në Ditën ndërkombëtatre të të zhdukurve, Kryesia e Komisionit parlamentar për personat e rrëmbyer dhe të pagjetur, lëshon këtë deklaratë:
Sot, në Ditën ndërkombëtare të të zhdukurve, pesë vjet pas përfundimit të luftës, nuk është zbardhur fati i mbi 3.600 persona nga Kosova, të rrymber nga forcat serbe.
Këtë ditë familjarët e të zhdukurve e shënojnë me manifestime të ndryshme protestuese, për të sensibilizuar opinionin demokratik dhe institucionet vendore e ndërkombëtare për zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre. Ata në radhëë të parë kanë të drejtën për të ditur se çka ka ndodhur, të dihen fajtorët dhe ata të nxirren para drejtësisë.
Këtë ditë, institucionet e Kosovës e shënojnë me të arritura jo çfarë i kemi shpresuar. Bisedimet e filluara për personat e rrëmbyer dhe të pagjetur, nuk patën sukses. Të gjeturit nëpër varrezat masive në Serbi, nuk u janë kthyer familjve, kurse Serbia vazhdon ta shantazhojë Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare, duke tentuar të përfitojë nga dorëzimi herë-herë i skeleteve të të zhdukurve. Për krimet monstruoze, ndërkaq, ende nuk është dënuar kush në Serbi.
Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, fatkeqësisht ende nuk kanë kompetenca për personat e zhdukur, por në procedurë është Ligji për mbrojtjen e familjarëve të të zhdukurve, i cili së shpejti pritet të miratohet në Kuvend.
Si komision parlamentar solidarizohemi me protestat e familjarëve dhe qëndrojmë gjithmonë pranë tyre.