Lajmet e fundit

ryeparlamentari Daci priti shefin e Zyrës gjermane, Jurgen Engel

, 31.08.2004




Gjermania për tri dekada të plota ka qenë shtëpia e dytë e kosovarëve, ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, në takim me shefin e sapoemëruar të Gjermanisë në Prishtinë Jurgen Engel, duke e pasur parasysh numrin e madh të njerëzve tanë që jetojë dhe punojnë në Gjermani.
Profesor Daci ka kërkuar nga shteti gjerman të ketë konsideratë për dokumentet e udhëtimit që lëshon UNMIK-u, në mënyrë që të lehtësohet qarkullimi i njerëzve dhe të hapen mundësi të biznesit dhe të investimeve ekonomike në Kosovë. Ai ndërkaq është shprehur për marrjen e kompetencave të plota nga institucionet e Kosovës dhe për siguri më të plotë për minoritetet.
Shefi i Zyrës gjermane, Jurgen Engel, është shprehur se ekonomia do të luaj një rol shumë të rëndësishëm në vendimmarrje dhe qëndrueshmërinë e Kosovës. Ai ka shprehur interesimin për të ndihmuar progresin në zhvillimet e mëtejshme.
Sa i përket regjimit të vizave, diplomati gjerman ka kërkuar mirëkuptim për kohën relativisht të gjatë të pritjes për vizë hyrse në Gjermani, për shkak të kërkesave të shumta. Ai ka shprehur shpresën që vitin e ardhshëm do të ketë më shumë hapësirë dhe personel dhe se gjendja do të rregullohet.
Të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar bashkëpunimin internsiv ndërmjet dy parlamenteve dhe janë shprehur optimistë se bashkëpunimi do të thellohet edhe më në të ardhmen.