Lajmet e fundit
Daci pati takim edhe me anëtarë të Parlamentit të Suedisë
, 31.08.2004
Kryeparlamentari Daci ka pritur sot dy anëtarë të Parlamentit të Suedisë, znj. Gunilla Carlsson, zëvendskryetare e Partisë së Moderuar dhe z. Goeran Lindblad, të dy anëtarë të Komisionit parlamentar për politikë të jashtme dhe njëherish deputetë të Parlamentiot Evropian.
Të shoqëruar nga neurokirurgu Armnd Agolli, deputetët suedezë u interesuan për zhvillimet në Kosovë dhe rajon dhe shprehën interesimin që mbi bazën e vrojtimeve të zhvillimeve në Kosovë të sensibilizojnë Parlamentin dhe opinionin suedez në ndihmë Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Kryetari Daci përsëriti qëndrimin e tij të njohur për domosdoshmërinë e ndryshimin e misionit të UNMIK-ut dhe marrjn e kompetencave të plota qeverisëse nga institucionet e Kosovës. Deputetët suedezë, Carlsson dhe Lindblad shprehën mbështetjen e tyre për zhvillimet demokratike në vend dhe për sigurinë në rritje për të gjitë qytetarët e Kosovës, sidomos për minoritetet.
Në takim kishte pajtueshmëri të plotë për nevojen e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet të dy parlamenteve.