Lajmet e fundit
Daci priti kryetarin e UPN-së, Otto Phon Habsburgh
, 18.09.2004
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot kryetarin e Unionit Panevropian Ndërkombëtar, Otto Phon Habsburgh, dhe ka biseduar me te për zhvillimet në vend dhe për vizionin për ardhmërinë e Kosovës. Ai, gjerësisht e ka njoftuar pinjollin e familjes perandorake, Habsburgh, për përbërjene Kuvendit të Kosovës, për punën e kësaj legjislature që po e përfundon mandatin dhe për vështirësitë e institucioneve të Kosovës, për të realizuar synimet e popullit të Kosovës. Daci në këtë dritë ka folur për përfundimin e mandatit të UNMIK-ut dhe për kompetenca të plota të institucioneve të vendit. Numri një i legjislativit të Kosovës, ndërkaq, ka vlerësuar kontributin e zotit Habsburgh për proceset paqësore e demokratike dhe për mbrojtjen e etnive në Evropë dhe në botë.
Shkelqësia e tij, Otto Phon Habsburgh, shprehet optimist për Kosovën dhe të ardhmen e saj. Ai ka vlerësuar punën e institucioneve, posaqërisht të Kuvendit të saj dhe të kryeparlamentarit Daci, në demokratizimin e raporteve politike dhe etnike në Kosovë. Otto Phon Habsburgh, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka mbajtur një fjalim përmbajtësor dhe gjithpërfëshirës në kontekstin e zhvillimeve në Kosovë dhe të raporteve me Evropën dhe bashkësinë ndërkombëtare.