Lajmet e fundit
Daci priti edhe ambasadorin hungarez në Tiranë, Sandor Szabo
, 29.09.2004
Kryeparlamentari Nexhat Daci, ka pritur sot ambasadorin hungarez në Tiranë, Sandor Szabo, i cili shoqërohej nga Bashkim Rama, shef i misionit të Shqipërisë në Kosovë.
Është biseduar për zhvillimet në Kosovë, punën e institucioneve të Kosovës, por edhe për zgjedhjet parlamentare të 23 tetorit.
Në takim është shprehur interesi i përbashkët për marrëdhënie të mira ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë. Është konstatuar gjithashtu se Hungaria, si vend anëtar i Unionit Evropan dhe i NATO-s, mund të luaj rol të rëndësishëm në afrimin e Kosovës me mekanizmat evroperëndimorë.