Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
, 25.11.2011
Komisioni për Integrime Evropiane, kryesuar nga Lutfi Haziri, kryetar i komisionit, u takua sot me përfaqësues të Komisionit për Politikë të Jashtme të Senatit të Republikës së Çekisë , të prirë nga z. Ludek Sefzig, kryetar i komisionit, z. Miroslav Skaloud, zv.kryesues i komisionit, senatorët : z. Miroslav Krejca dhe z. Jaroslav Doubrava, si dhe ambasadorin e Republikës së Çekisë, në Prishtinë, z. Jiri Dolezel dhe zv.ambasadorin z. Jana Kalman.
Gjatë këtij takimi u diskutua për rolin e Komisionit për Integrime Evropiane në procesin e Integrimit dhe demokratizimin e shoqërisë, si dhe për situatën aktuale në Veri. Pas pyetjeve që u parashtruan gjatë këtij takimi nga të dyja palët, përfaqësues të Komisionit për Politikë të Jashtme të Senatit të Republikës së Çekisë njoftuan anëtarët e komisionit edhe lidhur me ftesën për vizitën e Komisionit për Integrime Evropiane në Republikën e Çekisë, gjatë muajit dhjetor.
Më tej, anëtarët e komisionit shqyrtuan dhe përkrahën tri projektligje, me amendamentet e komisioneve funksionale nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së: Projektligji nr. 04/L-68 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, Projektligji nr. 04/L-69 për të Huajt, si dhe Projektligji nr. 04/L-73 për Azilin.