Lajmet e fundit

U mbajt tryeza mbi kancerin në gji dhe qafë të mitrës, organizuar nga Grupi i Grave Deputete në bashkëpunim me NDI-në

, 25.11.2011




Bordi i Grupit të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës në bashkëpunim me NDI-në, organizoi sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës, një tryezë mbi kancerin në gji dhe qafë të mitrës. Tryeza, në të cilën ishte i pranishëm edhe Ferid Agani, ministër i Shëndetësisë, u mbajt në vazhdën e shumë aktiviteteve që po ndërmerr GGD-ja me qëllim të inicimit të masave parandaluese në luftimin e kësaj sëmundjeje. Në fjalët e rastit të znj. Flora Brovina, moderatore e tryezës dhe znj. Teuta Sahatqia, kryetare e GGD-së, u vu në pah gatishmëria e GGD-së për përkrahje ligjore të institucioneve shëndetësore me qëllim të krijimit të kushteve të nevojshme për sigurimin e trajtimit të plotë të pacienteve të goditura nga kjo sëmundje.

Ministri Agani foli për angazhimin e MSH-së që shërbimet e diagnostifikimit, trajtimit, por edhe të sensibilizimit, të ngriten në nivel më të lartë. Znj. Sonja Mirakovska, deputete e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, foli për të arriturat e Maqedonisë në luftë kundër kësaj sëmundjeje. Punimeve të tryezës i kontribuan edhe Shqiptar Demaqi,
Mejreme Krasniqi, Lumturie Luci, Elvis Ahmedi e Nafije Latifi.

U mbajt tryeza mbi kancerin në gji dhe qafë të mitrës, organizuar nga Grupi i Grave Deputete në bashkëpunim me NDI-në