Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi u prit nga Emily Haber, Sekretare e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë

, 01.12.2011




Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga kryetari dr. Jakup Krasniqi, është pritur sot pasdite nga Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Emily Haber.

Edhe gjatë këtij takimi u diskutua për situatën e përgjithshme politike e të sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë atë në veri, për dialogun Kosovë-Serbi dhe për zhvillime të tjera në vend.

Znj. Haber tha se Gjermania është duke i përcjell nga afër zhvillimet në Kosovë, veçanërisht ato në veri dhe përkujtoi qëndrimin e politikës gjermane në raport me Serbinë se pa përmbushjen e kritereve të parashtruara, nuk do të jepet pëlqimi për dhënien e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ajo vlerësoi, gjithashtu, se institucionet e Kosovës duhet të punojnë ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in në mënyrë që problemi në veri të zgjidhet në mënyrë të koordinuar.

 

Kryeparlamentari Krasniqi u prit nga Emily Haber, Sekretare e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë