Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media

, 20.02.2012




Komisioni për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Idriz Vehapi, kryetar i Komisionit, në mbledhjen e sotme, në të cilën morën pjesë edhe Memli Krasniqi, ministër për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe prof.dr. Sali Bashota, drejtor i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, temë thelbësore kishte shqyrtimin dhe amendamentimin e i Projektligjit për Bibliotekat nr. 04/L-97. Në debatin e gjerë u tha se Projektligji është i konceptuar mirë, kundruall ligjit të mëparshëm, i cili nuk ishte funksional. Diskutimet u përqendruan në çështjen e statusit të bibliotekave, sidomos sa i përket asaj se në kuadër të cilave institucione shtetërore do të jenë, duke dhënë edhe shembuj nga statusi i bibliotekave në Rajon dhe më gjerë në Evropë. Në këtë vështrim u fol edhe për raportet bibliotekë ndërkomunale-bibliotekë kombëtare etj.

Në vijim deputetët bënë amendamentimin e Projektligjit, të cilat u përkrahën nga Komisioni dhe u proceduan më tej për shqyrtim në komisionet e përhershme.

 

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media