Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha uron besimtarët ortodoksë të Kosovës
, 06.01.2007
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Kolë Berisha, me rastin e festës së Krishtlindjeve ortodokse, në emër të tij dhe në emër të Kuvendit të Kosovës, me një telegram urimi përgëzon të gjithë qytetarët e besimit ortodoks në Kosovë.
Në telegramin e urimit thuhet:
“Në emrin tim dhe në emër të Kuvendit të Kosovës uroj që festa e Krishtlindjeve ortodokse të sjell mbarësi, paqe dhe begati për të gjithë qytetarët e besimit ortodoks në Kosovë.
Kam besim dhe shpresë se kremtimi i Krishtlindjeve të sivjetme ortodokse në Kosovë do të kalojë në shenjë të forcimit të mirëkuptimit dhe të tolerancës ndërmjet pjesëtarëve të të gjitha feve dhe etnive në Kosovë. Në këtë frymë, gëzuar Krishtlindjet ortodokse".