Lajmet e fundit
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Kolë Berisha, kryetar, po qëndron për vizitë zyrtare në Francë
, 29.01.2007
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, i shoqëruar nga dy anëtarë të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës: Naim Maloku e Ramë Buja, si dhe nga deputeti Mahir Jakxhillar, filloi sot takimet në kuadër të vizitës zyrtare dyditëshe në Francë.
Dita e parë e vizitës së këtij delegacioni të lartë të Kuvendit të Kosovës në Francë iu kushtua kryesisht aktiviteteve dhe takimeve të bashkëpunimit ndërparlamentar, përkatësisht vlerësimit të aktiviteteve të deritashme dhe përcaktimit të kornizës për bashkëpunim të mëtejmë ndërmjet Kuvendit Kombëtar të Francës dhe Kuvendit të Kosovës.
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të ditës së parë të vizitës, u takua sot me drejtorin e Departamentit për Çështje Ndërkombëtare dhe të Mbrojtjes të Kuvendit Kombëtar të Francës, Paul Danaud, dhe me kryetarin e Departamentit për Bashkëpunim Ndërparlamentar të Kuvendit Kombëtar të Francës, Daniel Petit.
Në të dyja këto takime, u zhvilluan bisedime të dobishme, para së gjithash për nga aspekti praktik i këmbimit të përvojave parlamentare, ngase Franca është aktive si anëtare e Konsorciumit të katër parlamenteve evropiane (Francë, Gjermani, Belgjikë e Slloveni), të cilat, në kuadër të një projekti të veçantë, po e mbështesin punën e Kuvendit të Kosovës.
Parlamenti kombëtar francez, me përvojë të gjatë demokratike, ka shumëçka të ofrojë për Kuvendin e ri të Kosovës. Kështu, ky ishte rast i mirë i këmbimit të përvojave lidhur me aspekte të punës së parlamenteve, si: përcaktimi i rendit të ditës të seancave plenare, mënyra e kontrollit të qeverisë nga parlamenti, formimi i komisioneve hetimore, përcaktimi i prioritetit të ligjeve, etj.
Në orët e vona të pasdites, delegacioni i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Kolë Berisha, zhvilloi takime të rëndësishme në Ministrinë e Jashtme të Francës, me drejtorin e Departamentit për Evropën Kontinentale, Jean-Francois Terral, me këshilltarin e ministrit të Jashtëm, Arnaud Danjaen, dhe me zëvendësdrejtorin për Ballkanin dhe për statusin e Kosovës, Eduard Bellay.
Takimi kryesor i programit të vizitës do të ndodhë nesër, kur delegacioni i Kuvendit të Kosovës do të takohet me Jean-Luis Debree, kryetar i Kuvendit Nacional të Francës.