Lajmet e fundit
Bordi i deputeteve u takua me shefen e Zyrës së Zvicrës, znj. Yvana Enzler
, 30.01.2007
Sot, Bordi i Grupit Joformal të deputeteve të Kuvendit të Kosovës u takua me shefen e Zyrës së Zvicrës, znj. Yvana Enzler.
Qëllimi i këtij takimi ishte bashkëpunimi i mëtutjeshëm i Grupit Joformal të deputeteve të Kuvendit të Kosovës me Zyrën e Zvicrës dhe mbështetja e mëtutjeshme e këtij Grupi nga ana e kësaj Zyre. Në vazhdën e këtij bashkëpunimi nga të dyja palët u diskutua për hapat e mëtutjeshëm, si dhe për projektet e përbashkëta.
Në takim u tha se janë siguruar mjetet nga Zyra për Zhvillim dhe Kooperim e Zvicrës për mbështetje të Grupit në aspektin administrative, si dhe në organizimin e konferencave.