Lajmet e fundit
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës përfundoi vizitën dyditëshe zyrtare në Francë
, 31.01.2007
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, dhe delegacioni i përbërë nga anëtarët e Kryesisë, Naim Maloku e Ramë Buja, dhe nga deputeti Mahir Jakxhillar, përfundoi vizitën dyditëshe zyrtare në Francë, ndërsa sot u kthye në Kosovë.
Në ditën e dytë të qëndrimit, delegacioni i parlamentarëve të Kosovës u prit në Paris nga kryetari i Kuvendit Nacional të Francës, Jean–Louis Debre.
Askush nuk ka arsye të frikësohet nga Kosova e pavarur
Në një bashkëbisedim të ngrohtë e shumë miqësor u trajtuan tema të shumta, ndër të cilat dominuan çështjet e bashkëpunimit mes dy parlamenteve, por edhe aspektet politike lidhur me statusin e Kosovës në kontekstin e Pakos së Presidentit Ahtisari.
Kryparlamentari Berisha theksoi se Kuvendi i Kosovës, por edhe institucionet tjera të vendit janë angazhuar me shumë seriozitet dhe kanë bërë pjesën e vet të punës, duke përmbushur standardet e kërkuara nga bashkësia ndërkombëtare. Në këtë kuadër, ai përmendi edhe rezultatet e punës së deritashme për pozitën e minoriteteve, si dhe garancitë juridike që do të kenë në Kosovën e pavarur. Tani, tha kryeparlamentari Berisha, presim fjalën e bashkësisë ndërkombëtare e në këtë kuadër edhe të Francës, e cila ka ndikim të fuqishëm, që statusi i Kosovës të marrë një zgjidhje të drejtë sipas vullnetit të shumicës së popullit të Kosovës. E, vullneti i shumicës tashmë dihet se është pavarësia e vendit. Askush, tha ai më tej, nuk ka arsye të frikësohet nga Kosova e pavarur, përkundrazi ajo do të jetë në interes të gjithë qytetarëve të saj, por edhe në interes të paqes e të stabilitetit në rajon.
Kryetari i Kuvendit Nacional të Francës, Jean-Louis Debre, lidhur me statusin e Kosovës u shpreh me optimizëm se procesi po shkon dhe do të shkojë në drejtim të duhur, në atë drejtim që do të sjellë zgjidhje pozitive në interesin e të gjithëve. Prandaj, tha ai, këtij procesi duhet t’i kontribuojmë të gjithë.
Kryetari i Kuvendit Nacional të Francës konstatoi rëndësinë e veçantë që i jep Franca konsensusit ndërkombëtar për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Franca, tha ai, përkrah këtë proces dhe ka një ndikim real në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, si dhe në BE, duke shtuar se shumëçka varet edhe nga vetë kosovarët, nga angazhimi dhe imazhi që kosovarët japin para botës. Një rëndësi të veçantë në këtë proces që kërkon kohë e durim, ka edhe bashkëpunimi aktiv i dy kuvendeve tona, tha Debre.
Një pjesë e madhe e takimit iu kushtua pikërisht bashkëpunimit ndërparlamentar, përvojave të deritashme dhe mundësive për të vazhduar më tej me projekte të reja. Ishte konstatim i përbashkët se duhet të vazhdojë puna e konsorciumit të katër parlamenteve evropiane, sepse bashkëpunimi i deritashëm është vlerësuar shumë i dobishëm për avancimin e përvojave në Kuvendin e ri të Kosovës. Gjatë bashkëbisedimit u theksua edhe rëndësia e faktorit ekonomik, sepse, pa zhvillim ekonomik, të gjitha proceset vihen në pikëpyetje.
Në këtë takim folën edhe anëtarët e Kryesisë, Naim Maloku e Ramë Buja, dhe deputeti Mahir Jakxhjillar, të cilët dhanë kontributin e tyre për temat e bisedës. Në këtë delegacion ishin edhe dy këshilltarët e Kryetarit të Kuvendit, Ramë Manaj e Skënder Durmishi, si dhe sekretari Kuvendit, Ismet Krasniqi.
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës vlerëson se kjo vizitë në Paris ishte e rëndësishme, e dobishme dhe shumë e suksesshme, para së gjithash për konfirmimin e vendosmërisë së vazhdimit të bashkëpunimit ndërparlamentar dhe përkrahjes së Francës për procesin e definimit të statusit të Kosovës.
Në Kuvendin Nacional të Francës, kryeparlamentari Berisha u prit me ngrohtësi të veçantë dhe me ceremoni me të cilat priten personalitetet e larta.
Gjatë ditës së dytë të vizitës, delegacioni i Kuvendit të Kosovës asistoi në një seancë të pyetjeve të deputetëve francezë për Qeverinë, si dhe ndoqi nga afër disa aspekte që bëjnë specifikat e punës në Kuvendin Nacional të Francës.
Delegacioni kosovar u prit përzemërsisht dhe zhvilloi bisedime të efektshme edhe me Cristian Menard, deputet dhe kryetar i Grupit punues të Parlamentit të Francës për miqësi me Kosovën. Kryeparlamentari Berisha falënderoi zotin Menard për angazhimet e deritashme dhe bashkërisht u dakorduan për një agjendë të takimeve më intensive në të ardhmen.
Kryeparlamentari Berisha u prit nga Eduard Baladur
Në kuadër të programit të vizitës zyrtare të delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Paris, një takim mjaft i rëndësishëm u zhvillua edhe me Eduard Baladur, ish-kryeministër i Francës dhe kryetar aktual i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Kuvendin Nacional të Francës.
Pas një bashkëbisedimi lidhur me zhvillimet më kryesore në Kuvendin e Kosovës dhe specifikat politike e juridike por edhe përbërjen etnike të Kuvendit, biseda u përqendrua kryesisht në agjendat e mundshme në vazhdim për procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës si dhe për rolin e veçantë që ka e që do të ketë Kuvendi i Kosovës.
Zoti Baladur, duke konstatuar kompleksitetin e problemit të Kosovës, theksoi se është e pakontestueshme e drejta e popullit të Kosovës që të vendosë për fatin dhe për të ardhmen e vet. Kjo e drejtë, tha ai, duhet të shtrohet dhe të realizohet në kontekstin e situatave reale të momentit, që do të thotë se është shumë me rëndësi të arrihet me konsensus.
Zgjidhja konfliktuale nuk i duhet Kosovës, por i duhet një zgjidhje që e pranojnë të gjithë. Franca do të bëjë maksimumin për të arritur këtë konsensus dhe do të angazhohet maksimalisht që në Këshill të Sigurimit të OKB-së askush të mos përdorë veton lidhur me statusin e Kosovës. Kemi vullnetin e mirë dhe dëshirën që të ndihmojmë, përfundoi Baladur.