Lajmet e fundit
Komunikatë për media e kryetarit të Kuvendit të Kosovës , Kolë Berisha
, 02.02.2007
Sot, zyrtarisht morëm Dokumentin e z.Ahtisari me propozimet lidhur me statusin e Kosovës.
Deputetëve të Kuvendit të Kosovës tashmë ka filluar t’ u shpërndahet kopja e Dokumentit që e solli Presidenti Ahtisari, fillimisht në gjuhën angleze, ndërsa menjëherë pas përkthimit edhe në gjuhën shqipe dhe në gjuhën serbe.
Shpërndarja do të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur, por më së largu deri ditën e hënë, kur të gjithë deputetët do ta kenë në dorë këtë dokument në gjuhët e tyre, në mënyrë që të kenë mundësi ta lexojnë , analizojnë dhe të bëjnë komentet e tyre, theksohet në komunikatën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës , Kolë Berisha.