Lajmet e fundit
Komisioni Hetimor përfundoi punën
, 05.02.2007
Komisioni Hetimor Parlamentar për të Gjeturat Faktike në Kuvendin e Kosovës, nga Raporti i Zyrës së Revizorit Gjeneral, i themeluar me vendim të Kuvendit të Kosovës më 3 nëntor 2006, përfundoi punën. Raporti përfundimtar i punës së Komisionit, me përfundimet dhe rekomandimet e duhura është miratuar me konsensus. Në pajtim me Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe Rregulloren e punës së Komisionit Hetimor, Raporti përfundimtar do t’ i dorëzohet kryetarit të Kuvendit deri më 10 shkurt 2007, pas përkthimit dhe përgatitjes përkatëse teknike. Komisioni Hetimor falënderon mediat e shkruara dhe ato elektronike për përcjelljen korrekte të punës së tij dhe për informimin adekuat të opinionit lidhur me këtë.