Lajmet e fundit
Nga seanca dëgjimore e kryeministrit Çeku në Komisionin për Bashkëpunim Ndërkombëtar
, 05.02.2007
Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ka marrë pjesë sot në një seancë dëgjimore në mbledhjen e Komisionit parlamentar për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euro-Atlantike, në të cilën ka shkoqitur aktivitetin e ngjeshur ndërkombëtar të Qeverisë së Kosovës dhe të atij personalisht, në funksion të afirmimit të Kosovës dhe zgjidhjes së çështjes së saj.
Çeku me këtë rast ka përmendur vizitat e shpeshta të burrështetasve dhe qeveritarëve të vendeve të ndryshme në Kosovë, si dhe vizitat e tij në 17 vende të ndryshme, gjithnjë sipas protokollit shtetëror. Kryeministri ka theksuar se janë nënshkruar 22 marrëveshje me subjekte ndërkombëtare, shumë të rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj. Agjenda Evropiane është prioritet i Qeverisë së Kosovës, ka theksuar Çeku, i cili në këtë kuadër ka spikatur Planin e Veprimit për Partneritet Evropian, si dhe krijimin e grupeve punuese për realizimin e këtij plani, Mekanizmin Përcjellës të Stabilizim Asocimit, krijimin e Agjencionit për Integrim Evropian, si dhe funksionimin e zyrave për integrime evropiane në të gjitha ministritë e Qeverisë, të cilën e udhëheq.
Si rezultat të këtyre veprimeve, që janë ndërmarrë, janë shtuar përkrahësit e jashtëm të pavarësisë së Kosovës dhe janë pakësuar kundërshtarët e saj, ka theksuar Çeku. Ai me këtë rast ka folur edhe për dokumentin e Ahtisarit, si dhe për qëndrimet e shteteve të veçanta për të ardhmen e Kosovës. Në këtë vështrim ai ka përmendur edhe vizitën që do të bëjë në Kinë më 12 dhe 13 shkurt dhe ka shprehur vullnetin që në këtë vizitë të rëndësishme ta shoqërojnë edhe dy anëtarë të Komisionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar.
Kryetari i Komisionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euro-Atlantike, Sabri Hamiti dhe anëtarët e tjerë të komisionit, e kanë vlerësuar aktivitetin diplomatik të kryeministrit Çeku dhe përgjigjen e tij pozitive për këtë seancë dëgjimore. Ata e kanë vlerësuar shumë të rëndësishëm koordinimin e aktivitetit ndërkombëtar të Qeverisë me diplomacinë parlamentare të Kuvendit të Kosovës dhe promovimin e Kosovës si vend i hapur që prodhon paqe e siguri në rajon.
Komisioni, po sot, ka miratuar planin vjetor të punës, në të cilin përvijohen kompetencat dhe përgjegjësitë e komisionit pas statusit politik të vendit; puna sipas Rezolutës për rikonfirmimin e vullnetit politik të qytetarëve të Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran, si dhe shqyrtimin e Pakos së Ahtisarit dhe rolin aktiv rreth përcaktimit të statusit në etapat e vendimit dhe të zbatimit të tij. Në programin e punës theksohen marrëdhëniet e vazhdueshme të komisionit me parlamentet në rajon, në Evropë dhe në SHBA, kurse sa i përket aktiviteteve legjislative theksohet miratimi i ligjeve themelore sistemore, Kushtetutës, Ligjit për Zgjedhjet, atij për Pushtetin Lokal etj.
Anëtarët e komisionit kanë përshëndetur dy rezolutat në procedurë për pavarësinë e Kosovës: atë në Kongresin Amerikan dhe atë në Parlamentin Evropian.