Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
, 05.02.2007
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e kryesuar nga Kolë Berisha, kryetar i Kuvendit, ka vendosur që Seanca plenare të mbahet të enjten, më 8 shkurt dhe ka përcaktuar rendin e ditës për këtë seancë. Pjesa e parë e seancës do t’u kushtohet pyetjeve të parlamentarëve për punën e Qeverisë, kurse më pastaj do të procedohet me shqyrtimin e projektligjeve. Do të miratohet teksti përfundimtar i Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor, pastaj për herë të dytë do të shqyrtohen: Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prokurimin publik në Kosovë, nr. 2003/17, ai për Raportimin financiar të ndërmarrjeve dhe ai për Shpronësimet me interes publik.
Po në këtë seancë do të shqyrtohet propozimi i Grupit Parlamentari AAK-së për miratimin e Rezolutës për organizimin e diasporës kosovare, kurse sipas kërkesës së një grupi të deputetëve të Kuvendit do të hapet debat për tre qytetarë të Kosovës, që akuzohen në Gjyqin e Hagës ( tema këto të bartura nga seanca e 26 janarit 2007). Do të shqyrtohet, ndërkaq edhe mocioni i shtatë deputetëve për shpalljen e 27 prillit - Ditë e të pagjeturve në Kosovë.
Dy kërkesat e Grupit Parlamentar të PDK-së për të debatuar për arsimin fillor dhe të mesëm në Kosovë, si dhe për çështjet e rinisë, kanë mbetur të shtrohen në ndonjërën nga seancat vijuese të Kuvendit, ndërkohë që për debat të frytshëm kërkohet material bazë nga ministritë përkatëse (ajo për Arsim dhe ajo për Kulturë, Rini dhe Sport).
Duke e shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë Publike të Prishtinës për heqjen e imunitetit deputetit të Kuvendit të Kosovës, Sabit Rrahmani, Kryesia ka vlerësuar se nuk mund të vendos për këtë çështje, për shkak se Kuvendi nuk ka Komision të imuniteteve dhe për faktin se Korniza Kushtetuese nuk përcakton imunitetin e deputetit, pos humbjes së mandatit të deputetit, kur ai dënohet nga gjykata më shumë se gjashtë muaj burg.
Kryesia ka vendosur të shpallë edhe një herë konkurs për Avokatin e Popullit dhe të zëvendësit të tij kryesor, me kërkesën që në ndërkohë të harmonizohen rregullat për zgjedhjen e personave në këto pozita me rëndësi publike.