Lajmet e fundit
Komisioni për Shërbime Publike... vizitoi Komunën e Novo Bërdës
, 06.02.2007
Komisioni Parlamentar për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media, i kryesuar nga Nekibe Kelmendi, kryetare e këtij Komisioni, ka vizituar Kuvendin Komunal të Novo Bërdës, ku u prit nga udhëheqja e Kuvendit Komunal, kryetari, kryeshefi dhe Bordi i Drejtorëve. Tema diskutimi ishin zbatimi i ligjeve , mangësitë gjatë implementimit dhe kolizioni eventual i ligjeve. Po kështu, Komisioni u njoftua edhe me problemet dhe nevojat financiare që ka kjo komunë, mungesën e informimit për infrastrukturën ligjore, qasjen në internet, mungesën e ekzistimit të shkollave të mesme (kjo komunë ka vetëm shkolla fillore) , që reflektohet edhe në mungesën e kuadrove.
Vlen të theksohet se kryetari i Komunës së Novo Bërdës, z. Petar Vasiq tha se kemi probleme nga lëmi social dhe ekonomik, ndërsa kjo komunë deri më sot nuk ka pasur ndonjë problem të natyrës ndëretnike. Lidhur me problemet e shtruara Vasiq kërkoi mbështetje nga institucionet qendrore.