Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, priti zëvendëskryeadministratorin e Kosovës, Steven Schook

, 07.02.2007




Në kuadër të takimeve të rregullta që kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ka me zëvendëskryeadministratorin e Kosovës, Steven Schook, sot është biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë, sidomos është folur për disa ligje, të cilat duhet të miratohen gjatë kësaj periudhe, e që kërkojnë punë shumë aktive dhe përgatitje me kohë. Këto ligje kanë rëndësi të jashtëzakonshme për periudhën e tranzicionit, është thënë ë takim.

Temë e pakapërcyeshme në takimin e sotëm, Berisha –Schook, kanë qenë edhe zhvillimet aktuale në procesin e përcaktimit të statusit të Kosovës.

Në këtë vështrim bashkëbiseduesit e kanë vlerësuar si moment të rëndësishëm për Kosovën propozimin e të dërguarit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari, dhe kanë çmuar prezantimin e propozimit të tij edhe para deputetëve në Kuvend.

“Dokumenti i Ahtisarit paraqet konturat përshtatin e Kosovës. Në këtë dokument ka edhe çështje, të cilat mund të shtrohen për diskutim nga ana e Grupit të Unitetit”, është shprehur kryeparlamentari Berisha.

Schook me këtë rast ka premtuar mbështetjen e mëtejme të UNMIK-ut për Kuvendin dhe institucionet e tjera të Kosovës, ndërkaq e ka njoftuar kreun e legjislativit të vendit për takimin që ka pasur me Komisionin për Personat e Zhdukur dhe për premtimin e tij se do të do të angazhohet maksimalisht e do të bëjë çdo gjë është e mundur për ndriçimin e kësaj çështjeje kaq të ndjeshme dhe kaq të dhimbshme.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, priti zëvendëskryeadministratorin e Kosovës, Steven Schook