Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha priti z. Morton Abramoviq
, 08.02.2007
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kolë Berisha ka pritur në një takim z.Morton Abramoviq, anëtar i Bordit të Grupit Ndërkombëtar të Krizave (ICG) dhe studiues i spikatur i marrëdhënieve ndërkombëtare. Z. Abramoviq në këtë vizitë ishte i shoqëruar nga z.Aleks Anderson.
Tema kryesore të e bisedës kanë qenë proceset aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova, puna e specifikat e punës në Kuvendin e Kosovës, si dhe roli i Kuvendit dhe puna që duhet të bëjë për kohën e tranzicionit.
Është biseduar për përvojat e bashkëpunimit të institucioneve të Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare dhe modalitetet e pranisë së mundshme ndërkombëtare në Kosovë në periudhën passtatusore.
Fokusi i bisedës ishte përqendruar lidhur me perspektivat e mëtejme, agjendat e mundshme të proceseve të ecjes së Kosovës drejt zgjidhjes së statusit të saj përfundimtar në kontekstin aktual të zhvillimeve ndërkombëtare. Z.Abramoviq është interesuar sidomos lidhur me perceptimet dhe mënyrën si është pritur propozimi i z.Ahtisari nga institucionet dhe qytetarët e Kosovës. Kryetari i Kuvendit ka përsëritur qëndrimin e institucioneve të Kosovës për përkrahje parimore të propozimit të z.Ahtisari, për të cilin tha se ofron kornizat dhe hap shtegun për formimin e shtetit të Kosovës . Vërejtjet dhe sugjerimet po studiohen nga Grupi I Unitetit dhe do të diskutohen bashkërisht me ekipin e UNOSEK-ut, ka theksuar z.Berisha.