Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha priti anëtarin e Parlamentit Evropian në Bruksel, z. Bart Staes
, 09.02.2007
Proceset aktuale drejt zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës në dritën e Pakos së Ahtisarit, si dhe detyrat që shtrohen para Kuvendit të Kosovës në këto rrjedha, ishin tema themelore të takimit të sotëm të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, me anëtarin e Parlamentit Evropian në Bruksel, z. Bart Staes.
Në fillim të bisedës Kryeparlamentari Berisha falënderoi Parlamentin Evropian për iniciativat e fundit lidhur me statusin e Kosovës. Ai shprehu bindjen se me këtë mbështetje në përshpejtimin e procesit të zgjidhjes së statusit do të vazhdohet edhe më. Ne, tha Berisha, kemi bërë punën tonë, kemi dhënë maksimumin duke plotësuar të gjitha standardet. Tani presim nga bashkësia ndërkombëtarë që të thotë fjalën e vet duke respektuar vullnetin e shumicës së popullit të Kosovës.
Pavarësia e Kosovës është zgjidhje e drejtë, është përcaktim dhe interes i Kosovës, por edhe i tërë rajonit, ajo reflekton edhe stabilitet në rajon. Baza tjetër mbi të cilën presim është maksimumi i garancive juridike që kemi ofruar për minoritetet. Berisha kërkoi që Parlamenti Evropian të ushtrojë ndikimin e vet tek institucionet e tjera të BE-së që të kenë një zë unik për Kosovën kur të shtrohet çështja e statusit në Këshillin e Sigurimit.
Z. Staes, i cili kishte ardhur të shohë nga afër se si është pritur dokumenti i Ahtisarit në Kosovë, theksoi se ai është mik i Kosovë, jo vetëm gjatë periudhës së luftës, por edhe pas luftës. Kjo javë, u shpreh ai, është vendimtare për Kuvendin e Kosovës. Ndërkaq, duke marrë parasysh dokumentin e z. Ahtisari shtrohen detyra shumë të rëndësishme dhe madhore për Kuvendin, siç është miratimi i Kushtetutës së Kosovës, i 12 ligjeve themelore, por edhe çështje të tjera në rrugën drejt pavarësisë së Kosovës.