Lajmet e fundit

Deputetët debatuan për propozimin e Ahtisarit

, 09.02.2007




Fillimisht për propozimin e Ahtisarit mbi Marrëveshjen për Statusin e Kosovës, para deputetëve ka folur kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i cili njëherësh e udhëheq Grupin Negociator të Kosovës, kurse më pastaj për dokumentin e Ahtisarit kanë raportuar edhe anëtarët e tjerë të Grupit Negociator: kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi dhe kryetari i ORA-s, Veton Surroi.

Në vazhdim deputetët kanë debatuar gjerësish për dokumentin e të dërguarit të posaçëm të OKB-së për statusin e Kosovës, presidentit Ahtisari, duke i bërë edhe vërejtje propozimit për statusin, të cilat Grupi Negociator duhet t’i ketë parasysh në takimin e ardhshëm të Vjenës – u tha në seancë.

Debati ka vazhduar deri afër mesnatës, në përfundim të të cilit edhe një herë e kanë marrë fjalën anëtarët e Grupit Negociator, duke kërkuar nga deputetët dhe qytetarët e Kosovës besim për përfundim të mbarë të procesit për statusin e vendit.

Deputetët debatuan për propozimin e Ahtisarit