Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha priti një delegacion të Këshillit Shqiptaro-Amerikan

, 11.02.2007




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, priti sot një delegacion të Këshillit Shqiptaro - Amerikan, të cilit i printe Riçard Llukaj, kryetar i Bordit Ekzekutiv të këtij Këshilli, ndërsa në përbërje të delegacionit ishin edhe disa anëtarë të tjerë të Bordit dhe të Këshillit Shqiptaro – Amerikan, si : Lume Hadri, Avni Mustafaj, Ukë Lushi dhe Musa Daka. Temë themelore e këtij takimi ishte kontributi i këtij Këshilli në proceset që zhvillohen në Kosovë. Delegacioni shprehu brengosje me disa elemente të Pakos së Ahtisarit, duke theksuar se mund të ushtrohet një ndikim për korrigjimin e tyre. Angazhimi i këtij Këshiilli do të vazhdojë, por do të ishte shumë e rëndësishme që Kosova të ketë në Uashington një zyrë, përkatësisht të ketë një përfaqësues institucional të saj.

Kryeparlamentari Berisha me këtë rast paraqiti qëndrimin e tij dhe të institucioneve të Kosovës lidhur me Pakon e Ahtisarit, duke theksuar edhe disa vërejtje të cilat janë evidentuar dhe nga ana e Ekipit të Unitetit do t’ i dorëzohen Zyrës së z. Ahtisari.
Kryeparlamentari Berisha priti një delegacion të Këshillit Shqiptaro-Amerikan