Lajmet e fundit
Nga mbledhje e rregullt e Komisionit të Kuvendit të Kosovës për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion
, 13.02.2007
Situata energjetike në Kosovë, në disa vitet e fundit, është mjaftë e rëndë, para së gjithash, për shkak të shtimit të nevojave të konsumatorëve për energji elektrike, të cilat i kanë tejkaluar mundësitë ekzistuese të prodhimit. Tash për tash në Kosovë po punojnë vetëm dy termocentrale; „Kosova A“ dhe „Kosova B“, të cilat nuk kanë mundësi t’i plotësojnë nevojat e të gjithë konsumatorëve për energji elektrike në sektorin privat dhe atë të industrisë. Për këtë arsye është e nevojshme që në një periudhë sa më të afërt kohore, në Kosovë, të ndërtohet edhe Termocentrali i Ri „Kosova C“, i cili do të furnizojë me energji të mjaftueshme elektrike jo vetëm Kosovën por edhe tërë Regjionin. Këto janë vetëm disa konstatime nga mbledhja e Komisionit të Kuvendit të Kosovës për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion, të cilën e kryesoi Kryetari i Komisionit z. Ibush Jonuzi e në të cilën, pikë kryesore e shqyrtimit, ishte Informata rreth punëve dhe aktiviteteve të Projektit Energjetik „Kosova C“–Sibovc.
Në mbledhjën e cekur, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe Ministri për Energjetikë dhe Miniera, z. Ethem Çeku, Zëvendësministri për Energjetikë dhe Miniera, z. Agron Dida dhe Ministri i Ekonomisë dhe Financave, z. Haki Shatri.
Në mbledhjën në fjalë, ndër të tjera, u tha se sipas Planit të Zhvillimit Nacional të Kosovës dhe Strategjisë Energjetike të Kosovës, në Kosovë do të duhej që, në një periudhë sa më të afërt kohore, të ndërtohet Termocentrali i Ri “Kosova C” kapaciteti i të cilit do të ishte 2.100 MGWh (megavat orë) në vit. Krahas ndërtimit të Termocentralit të Ri „Kosova C“, duhet të hapet dhe aftësohet edhe Miniera e Sibovcit me kapacitetet e baseneve të saj të pasura me linjit e cila që do ta furnizojë me thëngjill këtë termocentral të ri. Përndryshe, sipas vlerësimeve, Miniera e Linjitit në Sibovc, Termocentralin e Ri „Kosova C“, do të mund ta furnizonte me thëngjill në dyzet vjetët e ardhme. Në po këtë mbledhje u tha ndër të tjera se ndërtimi i Termocentralit të Ri „Kosova C“ do të kushtojë afër 2.700 milionë euro, kurse hapja dhe zhvillimi i Minierës së Linjitit në Sibovc përafërsisht 600 milionë euro.
Ndërtimi i Termocentralit të Ri „Kosova C“, njëherazi do të thotë edhe zhvillim i ekonomisë së gjithëmbarshme të Kosovës dhe hapje e vendeve të reja të punës, para së gjithash për të rinj. Ndërtimi i Termocentralit të përmendur do të shpaguhet edhe për faktin se në Regjion (Shqipëri, Maqedoni, Greqi, Mal të Zi, Kroaci dhe Slloveni) nuk ka energji të mjaftueshme elektrike, prandaj në këto shtete do të mund të plasohej apo thënë më mirë të shitej energjia elektrike e prodhuar në Termocentralin „Kosova C“.