Lajmet e fundit
Dëgjim publik lidhur me mbikëqyrjen parlamentare mbi institucionet e gatishmërisë emergjente
, 15.02.2007
Në kuadër të angazhimeve për ngritjen e kapaciteteve të mbikëqyrjes parlamentare mbi institucionet e gatishmërisë emergjente, në bashkëpunim me KIPRED-in dhe me OSBE-në,Komisioni për Siguri i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Naim Maloku, kryetar i Komisionit, organizoi sot një dëgjim publik me Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku mori pjesë edhe Blerim Kuqi, zëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe ushtrues detyre i ministrit të kësaj ministrie, bashkë me bashkëpunëtorët e tij, si dhe përfaqësues të subjekteve ndërkombëtare që kanë të bëjnë me këtë fushë.
Ministria e Punëve të Brendshme qysh më herët i kishte dorëzuar një Raport lidhur me këtë çështje këtij Komisioni, por me këtë rast ajo në mënyrë edhe më shkoqitëse prezantoi proceset e zhvillimit të kësaj ministrie. Në këtë vështrim përfaqësuesit e kësaj ministrie folën për historikun e zhvillimit të kësaj ministrie, nivelin e sigurisë , planet e zhvillimit, strukturën organizative, infrastrukturën ligjore, bashkëpunimin me publikun, transferin e kompetencave etj. Dëgjimi zhvillohej edhe nën peshën e ngjarjeve të dhimbshme të 10 shkurtit, në të cilat gjetën vdekjen dy pjesëmarrës të kësaj proteste.
Gjatë debatit u tha se siguria e përgjithshme e qytetarëve është çështje themelore. Është trimërues fakti se gjithnjë e më shumë po shtohet bashkëpunimi me qytetarët . Në Kosovë tani janë rritur masat e sigurisë, sidomos në mjediset minoritare, duke shtuar prezencën policore. Blerim Kuqi tha se qysh para ngjarjeve të 10 shkurtit i kemi dhënë theks të veçantë rrezikut potencial nga ngritja e tensioneve që mund të vijnë pas publikimit të Pakos së Ahtisarit. Në vijim u bë fjalë edhe për dinamikën e hartimit të ligjeve nga lëmi i sigurisë. U tha se Ministria gjendet në një fazë shumë të ngjeshur në lëmin e infrastrukturës ligjore. Ajo tashmë ka përgatitur draftin e Projektligjit mbi policinë, i cili së shpejti do të dorëzohet në Qeveri, për procedim të mëtejmë në kuvend.
Në përfundim të debatit Naim Maloku shprehu kënaqësinë me Raportin e Ministrisë dhe prezantimin e sotëm. Kjo, tha Maloku, tregon përkushtimin e Ministrisë për ngritjen e kapaciteteve në fushën e sigurisë, por edhe udhën e mirë që merr bashkëpunimi ndërmjet mekanizmave të sigurisë dhe këtij Komisioni.
Pas kësaj pjese të debatit, dëgjimi publik vazhdoi me dyer të mbyllura, pra pa prezencën e mediave. U tha se në pjesën e dytë të debatit do të shtrohen pyetje nga anëtarët e Komisionit lidhur me protestat e “Vetëvendosjes” më 10 shkurt.