Lajmet e fundit
FJALA E KRYETARIT TË KUVENDIT TË KOSOVËS, Z. KOLË BERISHA, MBAJTUR NË MANIFESTIMIN PËR SHËNIMIN E 37-VJETORIT TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS
, 15.02.2007
I nderuari rektor Hasani,
Të nderuar prorektorë, dekanë e prodekanë të fakulteteve të Universitetit të Prishtinës,
I nderuari ministër Veliu,
Të dashur studentë e pedagogë,
Të nderuar akademikë, Përfaqësues të institucioneve të Kosovës,
Zonja dhe zotërinj,
Duke ju falënderuar për ftesën, më lejoni të konstatoj se ndjehem vërtet i privilegjuar që sot, në këtë akt solemn, në përvjetorin e 37-të të Universitetit të Prishtinës, të këtij tempulli të shenjtë të dijes e të kulturës, të gjithë pedagogëve dhe studentëve, t’ju drejtohem me urimet e mia më të sinqerta për këtë festë, e cila, në fakt, nuk është festë vetëm juaja, por e të gjithë neve; është festë e tërë Kosovës.
Të nderuar akademikë,
Mbrëmë, derisa përpiqesha ta konceptoja këtë fjalë rasti, sakaq m’u kujtuan dy gjëra:
- e para, dikur në rininë time të hershme kisha lexuar diku se “Aty ku hapet një shkollë, mbyllet një burg...”, dhe,
- e dyta, pesëmbëdhjetë vjet më parë, në Kosovë, në Dardaninë antike, për çudi, sikur ishin ngatërruar shekujt: në Kosovë ishte kthyer sërish mesjeta.
Shpirtra të lugatosur, i kishin mprehur shpatat, i kishin ngrehë topat dhe, para se ta sulmonin qenien tonë fizike, ju vërsulen pa mëshirë asaj shpirtërore, asaj të dijes, ju vërsulen - shkollës shqipe.
Universiteti, si gjithmonë sulmohej i pari.
Donin të na e vrisnin se pari shpirtin, që pastaj trupi të na vdiste ngadalë.
Por ne, më atë kokëfortësinë tonë tradicionale, me një fanatizëm gati ortodoks, vendosëm ta ruanim kontinuitetin e shkollimit dhe të arsimimit të fëmijëve tanë. Vazhduam nëpër shtëpi-shkolla. Nëpër bodrume.
Por, edhe nëpër ato shtëpi-shkolla, nëpër ato bodrume të errëta e të lagështa ku e patëm vendosë Abetaren, pasuan ndjekjet e maltretimet, arrestimet e gjykimet dënimet e burgimet, deri edhe të vrasjet e nxënësve, të arsimtarëve dhe të prindërve.
Dhe, jo vetëm kaq: tentuan të na shlyenin kujtesën.
Ta harronim historinë.
Thjeshtë, ishim vënë para një procesi të zhbërjes totale si popull.
Megjithatë, shpresa mbetej shpresë. Gjithmonë e ndezur. Gjithmonë e gjallë. Gjithmonë e fortë. Fanatikisht e fortë.
Dhe vërtet, si feniksi, u ngritëm nga hiri.
Nga një përmbytje, pothuajse apokaliptike, ndodhi ringjallja jonë, pothuajse më shumë se biblike.
Shkronjat shqipe, si zogj të trembur, sërish i kthyem në foletë e tyre. Në Universitetin e Prishtinës, nëpër shkollat tona, madje, fillimisht, edhe nën tenda, filloi të kthehet frymëmarrja e shkronjave shqipe, frymëmarrja e fëmijëve tanë.
Të nderuar studentë e pedagogë,
Shënimi i këtij përvjetori po përkon me momentet më vendimtare nëpër të cilat po kalon Kosova.
Universiteti i Prishtinës, i cili, gjatë këtyre 37 vjetëve e ndau fatin e vet me atë të Kosovës, edhe tani, në këto momente historike, sikundër edhe institucionet e tjera, ka rol të rëndësishëm: në Universitetin e Prishtinës duhet të ketë vend vetëm shkenca. Në këtë tempull të shenjtë, duhet të ekzistojë vetëm një politikë: ajo e reformimit, e aplikimit të formave dhe metodave më të reja, e aplikimit të reformave kompatibile me ato të universiteteve të botës se përparuar. Universiteti duhet të jetë tempull vetëm i dijes. Ai ishte dhe duhet të mbetet krenaria jonë.
Ai ishte dhe duhet të mbetet simbol i ecjes sonë përpara. Simbol edhe i rezistencës tonë. Universiteti i Prishtinës është barometër i rritës sonë të gjithmbarshme.
Atë e përjetojmë si mishërim të shpresave tona, të identitetit tonë, të dinjitetit të Kosovës.
Prandaj, nuk ishte e rastit pse pikërisht në Universitet fillonin sulmet e para, ndonëse me pretekste të ndryshme, por me qëllime të njëjta dhe shumë të qarta - pengimin e emancipimit të Kosovës.
Gara tani duhet të jetë më nota reale, me rezultate shkencore, me projekte, me punë në laboratorë. Mjafton një orientim i drejtë, një administrim i mirë dhe një përgjegjësi e lartë. Kjo është e mundur. Dhe këtë po e dëshmojnë studentët kosovarë në universitetet e tjera të botës.
Pse të mos e bëjmë të tillë edhe Universitetin tonë.
Universiteti nuk është qëllim i vetvetes. Ne, për këto 37 vite, nuk u gëzuam vetëm pse e kishim, por pse këtu vinin dhe vazhdojnë të vijnë të rinj e të reja nga të gjitha anët e Kosovës, madje edhe jashtë saj, pothuajse nga të gjitha trevat shqiptare, për t’u kthyer pastaj në vendlindjet e tyre si profesorë, inxhinierë, juristë, ekonomistë, mjekë, etj.
Të nderuar akademikë,
Kosova po hyn në një fazë të re. Shumë shpejt do të jetë shteti më i ri në botë. Në këtë kontekst, krahas shumë të tjerave, kërkohet edhe një energji e re, edhe mendim i ri. Pikërisht këtu do të shihet edhe roli i Universitetit të Prishtinës. Kosovës i duhet angazhim i shumëfishtë për ta kompensuar të kaluarën dhe për ta zënë ritmin e modernitetit të së ardhmes.
Vlera duhet të bëhet synim dhe kriter i suksesit për pedagogët, studentët dhe shkencëtarët e Kosovës. Vlerat tona të njëmendta duhet t’i plasojmë në tregun e ri të konkurrencës globale.
Të nderuar pedagogë e studentë,
Më lejoni që, krejt në fund, këtë fjalë time modeste, ta përmbylli me një mendim të Senekës. Citoj:
“Në çdo njeri me vlerë, nuk dihet se cili Zot, por, një Zot në të banon”. Mbyllet citati.
Unë jam thellë i bindur se në të gjithë Ju, banon një Zot. Një Zot i dijes. Një Zot që quhet Kosovë. E, atij do t`i falemi të gjithë. Atij do t`i lutemi të gjithë. Atij do t`i përulemi të gjithë. Dhe, për të do të punojmë të gjithë.
Edhe njëherë, ju falemnderit, dhe mirë u pafshim edhe në shumë e shumë përvjetorë të tjerë të këtij Tempulli të shenjtë, prej nga dalin rreze drite që reflektojnë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në tërë botën shqiptare, madje edhe më gjerë.
Prishtinë,
15 shkurt 2007