Lajmet e fundit
Komunikatë e Komisionit Parlamentar për Siguri
, 15.02.2007
Në kuadër të aktiviteteve të mbikëqyrjes parlamentare mbi sektorin e sigurisë, Komisioni për Siguri i Kuvendit të Kosoves, organizoi sot një dëgjim publik me Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku mori pjesë edhe Blerim Kuqi, zëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe ushtrues detyre i ministrit të kësaj ministrie, bashkë me bashkëpunëtorët e tij, si dhe përfaqësues të subjekteve ndërkombëtare si KFOR, ICO, UNMIK dhe nga Zyra Ndërlidhese Britanike.
Në pjesën e dytë të këtij dëgjimi u shtruan pyetje nga anëtarët e Komisionit lidhur me protestat e “Vetëvendosjes” më 10 shkurt.
Lidhur me këtë çështje Komisioni për Siguri mori qëndrim se:
1. Komisioni Parlamentar për Siguri shpreh ngushllime familjeve për jetët e humbura të anetarëve të dashur të tyre.
2. Komisioni Parlamentar për Siguri shpreh keqardhje për plagosjen, si të demonstruesve, ashtu edhe të policëve gjatë demonstratave të 10 shkurtit 2007.
3. Komisioni Parlamentar për Siguri vlerëson lart dorëheqjen e Ministrit Fatmir Rexhepi si akt moral dhe se ky akt ka ndikuar pozitivisht në zbutjen e tensioneve të krijuara si rrjedhojë e demonstratave.
4. Komisioni Parlamentar për Siguri vlerëson dorëheqjen e Komisionarit të policisë z. Stephen Curtis, i cili akt gjithashtu do të ndikojë pozitivisht në uljen e tensioneve.
5. Komisioni kërkon hetime të detajizuara, siç edhe e ka bërë të ditur në letrat e dërguara institucioneve të Sigurise nga ky Komision, në sjelljen e SHPK-së dhe Policisë së UNMIK-ut gjatë protestës.
6. Komisioni është i shqetësuar me përdorimin e “plumbave të gomës” dhe vlerëson se një përdorim i tillë, sidomos në afërsi dhe duke vënë në shënjestër kokën dhe pjesët vitale të trupit është e papranueshme.
7. Komisioni, gjithashtu, vlerëson si të papranueshme dhe jashtëligjshme dhunën e shkaktuar nga protestuesit dhe qëllimin që të vandalizohet prona publike dhe konsideron se është forme joadekuate e shprehjes së pakënaqësisë në mënyrë publike.
8. Komisioni shpreh besimin tek institucionet e drejtësisë për trajtimin e drejtë dhe adekuat të personave në parapurgim nga lëvizja “Vetëvendosje” dhe në të njëjtën kohë pa asnjë paragjykim dhe për hirë të transparencës kerkon informim të Komisionit lidhur me trajtimin e këtyre personave nga Ministria e Drejtësisë.
Naim Maloku
Kryetarë i Komisionit për Siguri i Kuvendit të Kosovës
Prishtinë,
15 shkurt 2007