Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

, 20.02.2007




Menaxhimi i situatës rreth ofrimit të ndihmave mjekësore, përkatësisht trajtimi i të lënduarve të protestës së 10 shkurtit të këtij viti ishte temë themelore e shqyrtimit të Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, të kryesuar nga Fatmire Mulhaxha- Kollçaku, kryetare e Komisionit, e ku ishin ftuar edhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Fadil Kryeziu dhe shefi i Bordit të QKUK-së, Abdyl Krasniqi.Kryeziu dhe Krasniqi theksuan se tërë personeli mjekësor dhe punonjësit tjerë treguan shkallë të lartë gatishmërie për t’iu ofruar ndihmë mjekësore 82 të lënduarve nga protesta e “Vetëvendosjes” sa më shpejt që ishte e mundur dhe në mënyrë sa më profesionale.Abdyl Krasniqi tha se ekipi kujdestar ka kryer punën me dinjitet të lartë. Këtij ekipi iu kanë bashkuar edhe mjekët tjerë të QKUK-së. Qendra klinike kishte mjaft medikamente, ndaj kjo lehtësoi punën e ekipeve mjekësore.

Udhëheqësi i Bordit të QKUK-ës njoftoi të pranishmit se këtë Qendër e kishte vizituar edhe një delegacion i “ Vetëvendosjes” dhe ai ishte i kënaqur me ndihmat mjekësore dhe shkallën e gatishmërisë për përballimin e kësaj situate. Diskutuesit përgëzuan angazhimin teje të lartë të personelit të kësaj Qendre për mobilizimin e treguar gjatë përballimit me këtë situatë të dhimbshme. U propozua që QKUK-ja të ketë një fond rezervë barërash për situata emergjente të çfarëdo natyre qofshin ato.

Mbledhja e Komisionit Parlamentar  për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale