Lajmet e fundit

Berisha ka pritur shefin e Zyrës ndërlidhëse të UNMIK-ut në Shkup, Levitin

, 20.02.2007




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ka pritur sot, në një takim lamtumirës, shefin e Zyrës ndërlidhëse të UNMIK-ut në Shkup, Aleg Levitin, më të cilin ka biseduar për rezultatet e mira të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Kryeparlamentari Berisha e ka falënderuar zotëri Levitin për punën e madhe që ka bërë zyra e tij në Shkup. Berisha, me këtë rast ka dhënë edhe një pasqyrë të përgjithshme të aktiviteteve të Kuvendit drejt procesit të përcaktimit të statusit të vendit.

Nga ana e tij Levitin është shprehur se Kosova edhe më tej do të jetë në vëmendjen e tij, ndërkaq është shprehur optimist se pas përcaktimit të statusit, Kosovës do t’i hapen horizonte dhe mundësi të reja të zhvillimit

Berisha ka pritur shefin e Zyrës ndërlidhëse të UNMIK-ut në Shkup, Levitin