Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha priti kryesuesin e KKN-së në Kosovë, Pontrndolfi

, 20.02.2007




Ndriçimi i fatit të të pagjeturve, bashkëpunimi i ndërsjellë për të arritur këtë objektiv, si dhe roli i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në periudhën pas statusit të Kosovës, kanë qenë temat, të cilat janë diskutuar në takimin kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, me kryesuesin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në Kosovë, Gerardo Pontrndolfi.

Kryepalamentari Berisha çështjen e personave të pagjetur e ka quajtur çështje të dhimbshme, me ndikim jo vetëm tek familjarët, por edhe tek të gjitha proceset në Kosovë. Berisha edhe në këtë rast ka vlerësuar se ka mundur të bëhet më shumë në ndriçimin e fatit të të pagjeturve, pikërisht nëpërmjet të presionit të shtuar ndërkombëtar ndaj Beogradit zyrtar. Ai madje ka theksuar se familjarë të të zhdukurve pohojnë se ka shumë të dhëna dhe prova, të cilat deri më tani nuk janë marrë në shqyrtim.

Kryesuesi i kryqit të Kuq Ndërkombëtar në Kosovë, Gerardo Pontrndolfi i ka vlerësuar shumë të rëndësishme, për institucionin të cilin e udhëheq, që të ofrohen prova e dëshmi nga burime të ndryshme për të pagjeturit, sidomos nga familjarët e tyre. Ai është interesuar, ndërkaq edhe për atë se si mund të ndihmohen familjarët e të pagjeturve, kurse ka shprehur gatishmërinë e tij për një bashkëpunim edhe më aktiv tash dhe pas statusit.

Të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar për domosdoshmërinë e bashkëpunimit të ndërsjellë për një serë ligjesh nga lëmi i të drejtës humanitare (Konventat e Gjenevës) , të cilët do të vijnë për miratim në Kuvend.

Kryeparlamentari Berisha priti kryesuesin e KKN-së në Kosovë, Pontrndolfi