Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion
, 20.02.2007
Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion, i kryesuar nga Ibush Jonuzi, kryetar i Komisionit, shqyrtoi sot reformat lidhur me tarifat e reja për energji elektrike. Në këtë mbledhje mori pjesë edhe drejtori i Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ali Hamiti me bashkëpunëtorët e tij . Me këtë rast u theksua se ligjet nga fusha e energjisë determinojnë reformën në këtë lëmë. Shih për këtë është punuar gjatë rreth tarifave të reja të energjisë elektrike. Vëmendja e pjesëmarrësve u përqendrua në faktin se si të gjendet një baras peshë në raportin prodhuesi – konsumatori, duke ditur gjendjen e rëndë ekonomike të qytetarëve në Kosovë. U tha se reforma në këtë lëmë duhet të jetë sa më graduale. Në këtë vështrim duhet të kihet gjithnjë parasysh kostoja e prodhimit, çmimi, si dhe zhvillimi i sistemit elektro energjetik . Reformat kanë për qëllim shfrytëzimin sa më racional të energjisë. Në këtë frymë amvisëritë që harxhojnë gjatë muajit deri 600 kilovatë orë do të kenë çmime më të ulëta.