Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
, 21.02.2007
Ministri i Ministrisë për Kthim dhe Komunitete, Branislav Gërbiq, mori pjesë në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të kryesuar nga Rangjel Nojkiq, kryetar i Komisionit. Me këtë rast u bisedua për planin dhe mjetet financiare me të cilat disponon kjo Ministri, si dhe për mënyrën e shpenzimeve të tyre. Ishte kjo hera e parë që Komisioni njoftohet në mënyrë të detajuar me punën e kësaj Ministrie. Anëtarët e Komisionit shprehën kënaqësi për këtë vizitë dhe për pjesëmarrjen e ministrit në mbledhjen e Komisionit. Gjatë diskutimit u kërkua që ky bashkëpunim të thellohet edhe më, sidomos kur është fjala për dhënien e propozimeve e vërejtjeve, për mënyrën se si investohen mjetet për komunitete. Me ministrin u arrit pajtimi që Ministria për Kthim dhe Komunitete të jetë urë lidhëse në zgjidhjen e problemeve të komuniteteve, të cilat kanë të bëjnë edhe me ministritë tjera. Po ashtu u arrit marrëveshja që në të ardhmen të gjitha planet dhe iniciativat të bëhen së bashku, ashtu si edhe realizimi i planeve të Ministrisë.