Lajmet e fundit
Takim i Grupi Joformal të deputeteve me ish - senatoren kanadeze, znj. Sarmite Bulte
, 22.02.2007
Grupi Joformal i Deputeteve të Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga bashkëkryesueset Hatixhe Hoxha dhe Gjylshen Berisha patën sot një takim me ish - senatoren kanadeze, znj. Sarmite Bulte.
Qëllimi i këtij takimi ishte vendosja e bashkëpunimi në mes të Grupit Joformal të Deputeteve të Kuvendit të Kosovës dhe grupeve të grave në parlamentet e tjera, e në këtë rast edhe me përfaqësuesen e Grupit të Grave, deputete të Kuvendit të Kanadës, gjegjësisht me ish- senatoren kanadeze znj. Sarmite Bulte.
Në këtë takim znj. Bulte ka përcjellë përvojën e saj disa vjeçare në politikë dhe në senat, ka dhënë informacionin për Grupin e Grave Deputete të Kuvendit të Kanadasë , për aktivitetin dhe rolin e këtij Grupi në Kuvend në nxjerrjen e ligjeve, si dhe për sfidat me të cilat përballen gratë në politikë e në vendimmarrje.