Lajmet e fundit
Nga punimet e seancës plenare
, 22.02.2007
Në seancën e sotme plenare, të drejtuar nga Kolë Berisha, kryetar i Kuvendit, deputetët me një minutë heshtje kanë nderuar dy viktimat e demonstratës së 10 shkurtit në Prishtinë. Në vazhdim kryeministri Çeku dhe ministrat e kabinetit të tij u janë përgjigjur pyetjeve të deputetëve për punën e Qeverisë, kurse më pastaj është proceduar me ligjet.
Për herë të parë është shqyrtuar Projektligji për letërnjoftimin, kurse për herë të dytë janë shqyrtuar, amendamentuar dhe miratuar Projektligji për shëndetësinë publike dhe ai për Sigurimet shëndetësore.
Tema më e nxehtë në seancën e sotme, ndërkaq, ka qenë Raporti i Komisionit Hetimor për të gjeturat faktike në Kuvendin e Kosovës, sipas raportit të Auditorit të Përgjithshëm, të cilin para deputetëve e ka paraqitur Ferid Agani, kryetar i Komisionit Hetimor. Pas një debati të gjerë në këtë temë, raporti i Komisionit hetimor është miratuar me shumicë votash të deputetëve.