Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha dënoi shpërthimin e sotëm në Pejë
, 26.02.2007
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha në një prononcim publik ka reaguar fuqishëm duke dënuar shpërthimin që ka ndodhur sot në mëngjes në kompleksin e zyrave të OSBE-së në Pejë me ç’rast janë dëmtuar shtatë vetura të OSBE-së.
Kuvendi i Kosovës dënon fuqishëm aktin e sotëm të shpërthimit në Pejë si kërcenim serioz nda paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe si akt i drejtuar kundër partneritetit të Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare në momentet kur po finalizohen përpjekjet e përbashkëta për zgjidhjen e statusit final të Kosovës.
Cak i vërtetë i këtyre sulmeve dhe shpërthimeve është imazhi dhe reputacioni i Kosovës në një moment delikat dhe vendimtarë për të ardhmen e saj.
Kryeparlamentari Berisha ka kërkuar nga organet e rendit që të veprojnë me shpejtësi për të zbardhur rastin.