Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media
, 27.02.2007
Komisioni për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Nekibe Kelmendi, kryetare e Komisionit, shqyrtoi sot nxjerrjen e akteve nënligjore në mbështetje të ligjeve në fuqi nga ana e ministrive përkatëse, që korrespondojnë me fushë veprimtarinë e Komisionit Në fillim të mbledhjes, kryetarja e Komisionit , Nekibe Kelmendi dha një pasqyrë shkoqitëse lidhur me ecuritë e nxjerrjes së udhëzimeve administrative sipas ligjeve përkatëse. Nga kjo pasqyrë shihej se në disa raste megjithë obligimin ligjor, vonohet nxjerrja e udhëzimeve administrative. Shih për këtë Komisioni kërkon që kësaj çështjeje në të ardhmen t’ i kushtohet rëndësi e duhur nga ana e ministrive përkatëse, në mënyrë që të veprohet brenda afateve të përcaktuara ligjore në të gjitha rastet kur kërkohet nxjerrja e udhëzimeve administrative. Po kështu, u dhanë disa vërejtje se në disa raste dispozitat e udhëzimeve administrative nuk janë në përputhshmëri me ligjet.