Lajmet e fundit
Vdiq papritmas punonjësi i Kuvendit të Kosovës, Dëfrim Krasniqi
, 06.03.2007
Pas një sëmundje të shkurtër, ka vdekur sot papritmas punonjësi i dalluar i Kuvendit të Kosovës, Dëfrim Krasniqi. I lindur më 12 nëntor të vitit1958 në Prishtinë dhe i diplomuar në Fakultetin Juridik në vitin 1983, Dëfrimi që nga nëntori i vitit 2000 deri më 1 mars të vitit 2003 ka punuar në Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, kurse që nga ajo kohë e deri më sot ka punuar në Administratën e Kuvendit të Kosovës.
Duke pasur parasysh rezultatet e shkëlqyera profesionale, në janar të këtij viti, ishte avancuar në pozitën e shefit të Seksionit të komisioneve parlamentare.
I ndjeri ka lënë pas vetes gruan me katër fëmijë.
Varrimi bëhet të mërkurën, në fshatin Terpezë të Malishevës, në orën 15:00.