Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha udhëtoi për vizitë zyrtare në Vatikan
, 06.03.2007
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Kolë Berisha, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Vatikan. Berisha do të pritet në Selinë e Shenjtë dhe do të takohet me Atin e Shenjtë, Papa Bendiktin XVI.
Kryeparlamentari Berisha, i cili do ta informojë Atin e Shenjtë për proceset e tashme nëpër të cilat po kalon Kosova, u ka deklaruar gazetarëve se ndikimi i Vatikanit për çështjen e Kosovës dhe të ardhmen e saj është shumë i madh.