Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha – uron 8 Marsin
, 07.03.2007
“Gruaja, kjo pjesëtare e rëndësishme e shoqërisë sonë, gjithnjë e më shumë po bëhet faktor aktiv e kreativ i proceseve të gjithmbarshme zhvillimore, në të gjitha fushat e jetës në Kosovë. Me kënaqësi mund të konstatohet se progresi që është arritur në avancimin e rolit te gruas dhe shtimin e pranisë së saj në të gjitha proceset, është tregues real i emancipimit të përgjithshëm të institucioneve dhe shoqërisë kosovare.
Roli dhe zëri i saj, presim që në interes të femrës dhe shoqërisë kosovare në përgjithësi, të jetë gjithnjë e më i fuqishëm.
Përfitoj nga rasti që t’ju uroj Festën tuaj, 8 Marsin me dëshirën për sa më shumë suksese, iniciativa e depërtime kurajoze për të forcuar rolin tuaj në proceset e prosperimit e gjithmbarshëm të Kosovës.
Gëzuar!