Lajmet e fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Kolë Berisha, u takua me kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Italisë, z. Umberto Ranieri
, 07.03.2007
Gjatë vizitës zyrtare në Vatikan, kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Kolë Berisha, u takua sot në Romë me kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Italisë, z. Umberto Ranieri.
Kryeparlamentari Berisha fillimisht e falënderoi zotin Ranieri për ndihmën që Italia i dha Kosovës gjatë dhe pas luftës dhe e falënderoi për qëndrimin konstruktiv që po mban Italia si anëtare e Grupit të Kontaktit për zgjidhjen e drejtë të statusit të Kosovës.
Kryeparlamentari Berisha e informoi z. Ranieri për zhvillimet më të reja në Kosovë dhe për Kosovën në këtë kohë kur po bëhen kilometrat e fundit deri te zgjidhja e statusit të Kosovës, që do të jetë pavarësia.
“Ne aspirojmë që sa më shpejt të jemi pjesë e bashkësisë evropiane dhe e mekanizmave të tjerë euroatlantikë, prandaj kërkojmë që Italia të ndikojë në përshpejtimin e procesit të zgjidhjes së statusit të Kosovës. Kjo, sepse Kosova do të jetë faktor stabiliteti në rajon dhe ajo është e përkushtuar për ndërtimin e një të ardhme të mirë e të lumtur për të gjithë, për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, pra edhe me Serbinë”, i tha Berisha z. Ranieri.
Në këtë takim, kryeparlamentari Berisha e informoi nikoqirin edhe për punën e Kuvendit të Kosovës, sidomos në aprovimin e ligjeve që janë pjesë e standardeve të caktuara nga bashkësia ndërkombëtare.
Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme të Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Italisë, z. Umberto Ranieri, tha se vlerëson jashtëzakonisht angazhimin e krerëve të institucioneve të Kosovës për stabilizimin e Kosovës dhe për t’i dhënë një frymë demokratike vendit. Ne, tha ai, angazhohemi që statusi të zgjidhet në Këshillin e Sigurimit në mënyrë sa më pozitive dhe t’i plotësojë dëshirat e të gjithëve. Italia do të vazhdojë edhe më tutje të jetë aktive dhe të bëjë punën e vet. Ushtarët tanë edhe më tutje do të jenë prezentë me qellim të garantimit të paqes në regjion. E ardhmja është respektimi i të drejtave të të gjithëve dhe fqinjësia e mirë me shtetet e regjionit dhe më gjerë.
Në takim u bisedua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Parlamentit të Italisë.