Lajmet e fundit

Presidenti kroat, Mesiq, priti dr Flora Brovinën

, 09.03.2007




Presidenti i Republikës se Kroacisë, Stjepan Mesiq, priti sot dr Flora Brovinën, deputete e Kuvendit të Kosoves dhe kryetaren e klubit femrave shqiptare te Kroacisë  "Mbretëresha Teuta", Shehide Bilalli.

Dr.Flora Brovina përshëndeti presidentin Mesiq dhe riukujtoi vitet 90. U fol, ndërkaq, dhe për statusin e Kosoves. NË bisedë zonja dr Flora Brovina ceki se Kroacia dhe Kosova kanë marëdhënie të mira, si traditë prej kohëve të lashta. 

 Shehide Bilalli foli për integrimin më të mirë dhe më te shpejte të femrës shqiptare në shoqërinë Kroate dhe Europjane. Zoti Mesiqi shfaqi interesimin e tij të madh për integrimin e të rinjve në Kroaci si dhe për bashkëpunim Kosove-Kroaci .

Gjate vizitës në Kroaci, Dr Flora Brovina ishte ftuar nga shoqata "Mbretëresha Teuta" dhe Zyrave për pakica dhe barazi gjinore, të cilat patën tryezën e rrumbullakët me temën "Integrimi i femrës shqiptare në shoqërinë Kroate". Tryeza ishte nën patronatin e nënkryetares RK. Jadranka Kosor, cila e përkrahi iniciativën e shoqatës "Mbretëresha Teutë " dhe pakicës shqiptare në Kroaci.

Në tryezë ishin prezent dhe përfaqësues të UE-së, OSS-it si dhe përfaqësues të të gjitha ministrive të Kroacisë.

Ndërkohë, në Bibliotekën qendrore të Zagrebit është organizuar një matine me poeten dhe deputeten e Kosoves Dr. Flora Brovina. Tribunat janë vizituar me një interesim shumë te madhe dhe me një përkrahje të jashtëzakonshme. Përveç kroateve, në to merrnin pjesë dhe shqiptare nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi. Ndër mysafirë ishin dhe ambasadori i Shqipërisë me bashkëshorten.