Lajmet e fundit
Takim i Grupit Joformal të Deputeteve me ministren Tërmkolli
, 12.03.2007
Sot Bordi i Grupit Joformal të Deputeteve të Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga bashkëkryesueset znj. Gjylshen Berisha dhe znj. Hatixhe Hoxha pati një takim me karakter pune me e ministren e Shërbimeve Publike, znj. Melihate Tërmkolli.
Ministrja znj. Tërmkolli përgëzoi Grupin Joformal të Deputeteve të Kuvendit të Kosovës për punën e gjertanishme, në interes të mbështetjes dhe të fuqizimit të gruas në politikë dhe në pozita vendimmarrëse në institucionet tona. Ajo tha se për të pasur sukses duhet të punojmë së bashku dhe shtoi se vetëm duke mbështetur dhe fuqizuar njëra tjetrën do të dalim më të suksesshme. Në këtë vështrim ajo premtoi se ky Grup do të ketë edhe në të ardhmen mbështetjen e saj dhe ministrisë që ajo drejton.
Ky takim u organizua me qëllim të bashkëpunimit reciprok në mes të Grupit Joformal të Deputeteve të Kuvendit të Kosovës dhe ministres së Shërbimeve Publike. Temë interesimi ishte Ligji Zgjedhor dhe kuotat gjinore.
Duke pas parasysh kushtet në të cilat punon ky Grup dhe vështirësitë me të cilat po përballet ai dhe me qëllim të mbështetjes dhe kurajimit për angazhim të mëtutjeshëm në interes të gruas, ministrja Tërmkolli i dhuroi një kompjuter Grupit Joformal të Deputeteve.