Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport
, 13.03.2007
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë , Rini e Sport i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Enver Hoxhaj, kryetar i Komisionit, shqyrtoi sot disa aspekte të zbatimit të Ligjit për trashëgiminë kulturore, sidomos të atyre që kanë të bëjnë me formimin e Këshillit të Trashëgimisë Kulturore , siç janë : funksioni i tij, procedura e zgjedhjes , përbërja, rregullorja e punës , financimi etj. Gjatë debatit u theksua se edhe në rastin e këtij Këshilli duhet të veprohet, ashtu si është vepruar nga ana e Kuvendit të Kosovës edhe me formimin e këshillave të tjera. Të gjitha diskutuesit ishin unik në konstatimin se profesionalizmi duhet të jetë kriter themelor me rastin e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit. Anëtarët e Komisionit u pajtuan që lidhur me këto çështje të shtruara të hartohet një material bazë, i cili në mbledhjen e ardhshme të këtij Komisioni do të shqyrtohej dhe miratohej. Të gjitha këto shqyrtime do të jenë ndihmesë edhe për hartimin e udhëzimit administrativ, që rëndom bëhet nga sponzoruesi i Ligjit.