Lajmet e fundit

Bordi i Grupit Joformal të Deputeteve u takua me znj. Petra Blass

, 13.03.2007




Sot Bordi i Grupit Joformal të Deputeteve të Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga bashkëkryesueset Hatixhe Hoxha e Gjylshen Berisha pati një takim me karakter pune me znj. Petra Blass, këshilltare e lartë e Paktit të Stabilitetit për EJL, eksperte e jashtme për OSBE, Misioni në Kosovë.

Qëllimi i këtij takimi ishte informimi për punën e gjertanishme që ka bërë Bordi deri më tash, si dhe planet që ka për realizimin e aktiviteteve të ndryshme që parasheh t’i realizojë gjatë këtij viti, në interes të grave në politikë dhe të gruas në përgjithësi.
Znj. Blass përgëzoi Bordin për punën e bërë dhe u angazhua që së bashku të koordinojnë disa aktivitete që parashihen të zbatohen, gjatë muajve në vijim.

Dy dyja palët u dakorduan që prioritet i punës së mëtejmë të jetë Ligji Zgjedhor, Ligji i Punës, e ligjet e tjera që prekin më drejtpërsëdrejti interesat e grave, si dhe monitorimi i Ligjit për Barazi Gjinore.

Bordi i Grupit Joformal të Deputeteve u takua me znj. Petra Blass