Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha u kthye nga vizita në Strazburg
, 14.03.2007
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, në të kthyer nga vizita zyrtare në Stasburg, ku ishte takuar me kryetarin e Parlamentit të Evropës, Hans – Gert Pottering, me kryetarin e Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë, Jacek Saryusz-Wolski dhe me mbi 20 eurodeputë të grupeve të ndryshme politike në Parlamentin Evropian, vizitën e ka vlerësuar të suksesshme dhe shumë të rëndësishme.
Në pyetjen e një gazetari se çfarë përkrahje ka marrë nga kryetari i Parlamentit Evropian, Berisha është përgjigjur: “Janë në favor të asaj që aspirojmë”. Berisha në vazhdim ka shfaqur shpresën se nga fundi i muajit në Parlamentin Evropian do të miratohet Rezoluta për pavarësinë e Kosovës. Ai ka vlerësuar se ende mungojnë informatat për Kosovën dhe se ai është përpjekur të informojë se deri ku ka arritur Kosova dhe cila do të jetë Kosova nesër; çfarë perceptimesh kemi për shtetin demokratik dhe të drejtat për pakicat kombëtare, gjë që u pëlqyen shumë nga mikpritësit. Përcaktimi ynë është në harmoni me pakon e Ahtisarit, ka thënë Berisha, i cili ka theksuar se duhet mbajtur kontakte më të afërta me Parlamentin Evropian.