Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha dënon sulmin në Kishën Katolike të Binçës

, 18.03.2007




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ka dënuar fuqishëm rastin e mbrëmshëm në Binçë të Vitisë , ku persona të panjohur kanë hyrë në mënyrë të dhunshme në Kishën Katolike të Binçës dhe nën kërcënim kanë goditur famullitarin Dom Lush Gjergji dhe disa pjesëtarë të tjerë të personelit të kësaj kishe.

“Në emër të Kuvendit të Kosovës dënoj fuqishëm këtë akt brutal ndaj Kishës Katolike të Binçës, ndaj figurës së ndritur të klerikut e personalitetit të respektuar Dom Lush Gjergji , si dhe ndaj personelit të këtushëm. Aktet e tilla janë sulme flagrante kundër vlerave të çmuara të shoqërisë kosovare, kundër barazisë dhe tolerancës fetare. Kërkojmë veprime urgjente të organeve të rendit në mënyrë që të zbardhet rasti dhe kryesit e këtyre veprimeve të marrin dënimin e merituar”, theksohet në reagimin e kryeparlamentarit Berisha.