Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa

, 20.03.2007




Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës , i kryesuar nga Naser Osmani, kryetar i Komisionit, shqyrtoi sot Raportin e Punës për vitin 2006 të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP). Komisioni kishte përpara raportin me shkrim të KRPP-së, por nga përfaqësuesit e Komisionit Rregullativ u dhanë edhe informata më të gjera. Anëtarët e Komisionit për Buxhet dhe Financa ishin unik në konstatimin se ky raport është mjaft cilësor e gjithëpërfshirës.
Ai shënon hapa përpara edhe në krahasim me raportin e vitit 2005. Si i tillë u përkrah edhe procedimi i mëtejmë i këtij Raporti në Kuvend.

Gjatë debatit u tha se po shtohet besueshmëria e operatorëve ekonomik në institucionet që merren me shqyrtimin e ankesave të tyre. Me këtë rast përfaqësuesit e KRPP-së përmendën edhe çështjen e ikjes së kuadrit nga KRPP-ja për shkak të të ardhurave të ulëta personale, që do të reflektohet mjaftë negativisht në funksionalitetin e tij.

Komisioni mirëpriti edhe Raportin vjetor të punës për vitin 2006 të Bordit të Pavarur të Rishqyrtimit (BPR). Në këtë mbledhje Komisioni për Buxhet dhe Financa miratoi planin e punës së tij për vitin 2007.

Mbledhja e Komisionit Parlamentar  për Buxhet dhe Financa